Vesa Luma e thotë troç: “Ja për çfarë zihem më shpesh me Big Basta-n”

Këngëtarja e mirënjohur Vesa Luma adhurohet nga publiku mbarë shqiptar për talentin si dhe për sinqeritetin e saj.

Siç shumica mund ta dinë ajo është e martuar me këngëtarin Big Basta dhe fryt i dashurisë së tyre është vogëlushi Lian.

Mbrëmjen e kaluar, e ftuar në emisionin “NIN” në Klan Kosova në Rubrikën “Haje ose Thuaje”, këngëtarja u pyet nga moderatori: Na e thuaj cila ka qenë grindja e fundit me Big Basta dhe pse?

Pa kurrëfarë hezitimi Vesa u përgjigj:

“Grindja e fundit ka qenë se djali nuk dëshiron shumë me nejt me fol me të me telefon me video, normalisht se është i vogël dhe e ka shumë problem. Në atë kohë unë kam qenë duke gatuar diçka për djalin dhe atë e kam lënë me telefon dhe ai e ka ndalu videon, sërish ai i ka bërë thirrje dhe djali ia ka ndal. Unë kam mendu se është duke fol, e mandej filluam ne: ‘Ai nuk di vetë, mbaje dhe pak telefonin.’ Grindjet janë kryesisht rreth fëmijës.”

E pyetur për emrin e të dashurit të saj të parë dhe këngëtaren me të cilën nuk do bashkëpunonte kurrë, Luma nuk pranoi të përgjigjej.

Share With:
Translate »
737 Views