Vesha fustanin e bardhë vetëm që gjyshja ime 103 vjeçe të mos vdiste pa më parë nuse

Tara Foley preku zemrat e 1.5 milionë njerëzve në profilin e saj në Facebook dhe kushedi sa të tjerëve kudo ku historia e saj u shpërnda. Ajo udhëtoi për një ditë tek gjyshja e saj në spital e cila ëndërronte ta shikonte të veshur nuse.

Kur gjyshja ime 103 vjeçe u shtrua në spital, infermierja e pyeti se cila ishte dëshira e saj dhe qëllimi për të jetuar. Ajo iu përgjigj se donte të ishte në dasmën time që donte edhe disa javë që të vinte. Infermierja ma tha dëshirën e saj dhe pa i treguar askujt u nisa në fluturim drejt saj. E dija që po vuante dhe po qëndronte e varur diku me shpresën që t`ia hidhte edhe këtë herë për të qenë në dasmën time, por kjo ishte e pamundur në gjendjen dhe moshën e saj. Ndaj u bëra nuse, vesha fustanin tim të nusërisë edhe pse ende nuk e kisha rregulluar e ngushtuar dhe u ula në gjunjë pranë saj. Nuk do ta harroj kurrë buzëqeshjen e saj kur më pa. As mënyrën se si m`i kapi të dyja faqet me duar dhe më tha: “Të dua shumë”. Të dyja e dinim që do ishte hera e fundit që do takoheshim bashkë. Kjo ishte dita më e bukur e jetës sime dhe 27 ditë më vonë gjyshja u nda nga jeta. Unë jam e bekuar që kam këto foto kujtim me të, të ditës që i shkova nuse në spital dhe jam e lumtur t`i ndaj me të gjithë, se asnjë i afërm nuk e dinte udhëtimin që bëra.

Foto nga Facebook-u i Tara Foley-t

Këto janë fotot në ditën e dasmës, pak para ceremonisë, kur Tara u tregoi fotot familjarëve.

A picture is worth a thousand words.There’s a difference between taking a photo and capturing a moment. I have yet to…

Posted by Tara Foley on Friday, August 23, 2019

 

Share With:



92 Views