Vështirësi me detyrat e shtëpisë, 10 mënyra për tu ardhur në ndihmë vogëlushëve tuaj

10 mënyra të dobishme, të cilat mund t’i përdorin prindërit për t’u ndihmuar fëmijëve për t’i kapërcyer vështirësitë në mësim:

1. Tregoni interesim të sinqertë për atë që është duke mësuar fëmija juaj.

2. Mbani qëndrim pozitiv ndaj aftësive të fëmijës, besoni në suksesin dhe përpjekjet e tij.

3. Organizoni një vend në banesë që shërben vetëm për të mësuar, kujdesuni që vendi të jetë i ndriçuar mirë.

4. Gjatë kohës kur mëson fëmija, zvogëlojeni sasinë e zhurmës në banesë, fikeni televizorin, mos lejoni ta pengojë muzika me zë të lartë, biseda me zë të lartë, cingërima e telefonit, mos lejoni anëtarët e tjerë të familjes, fqinjët apo miqtë të hyjnë në dhomën ku është duke mësuar fëmija.

5. Ndihmojeni fëmijën që në mënyrë adekuate ta organizojë kohën për mësim – detyrat më të vështira le t’i bëjë kur është i pushueshëm, më të vështirat le t’i lërë për fund.

6. Nëse hetoni që fëmija ka probleme në një lëndë ndihmojeni ta njohë TË RËNDËSISHMEN në tekst, nxiteni të nxjerrë shënime pranë tekstit, me ngjyra të ndryshme le t’i theksojë pjesët e rëndësishme në tekst.

7. Ndihmojeni fëmijën t’i shkruajë pyetjet mbi lëndën të cilat mund ta drejtojnë në mësim, në çdo pyetje le të shkruajë përgjigje të qartë dhe të saktë. Nëse fëmija pranon, mund ta pyesni apo ta testoni me ndihmën e atyre pyetjeve.

8. Tregojini ku mund të gjejë më shumë informacione – interneti, biblioteka e të ngjashme mund ta ndihmojnë fëmijën të lidhë të gjitha pjesët e lëndës në një tërësi dhe të lidhë informacionet në dukje të palidhshme.

9. Inkurajojeni fëmijën të marrë pauzë pas detyrës së kryer, le të shpërblehet kur kryen pjesë të detyrës – për shembull me një çokollatë të vogël apo me një frutë pemësh. Kini kujdes që pauza të mos jetë më e gjatë se 10-15 minuta që fëmija të mundet të koncentrohet përsëri më lehtë.

10. Nëse vëreni që fëmija juaj ka vështirësi në koncentrim, pamundësi për të mbajtur mend apo në procesin e mësimit apo lexon/shkruan me vështirësi, obligimi juaj prindëror është të gjeni një ekspert dhe t’i drejtoheni për ndihmë

Share With:



236 Views