Veshur si Elsa dhe Anna, Selena Gomez dhe motra e saj rrëmbyen zemrat e të gjithëve në premierën e “Frozen 2”

Filmi vizatimor shumë i dashur “Frozen”, vjen me serinë e tij të dytë. Premiera e “Frozen 2”, u zhvillua ditën e djeshme, në Los Angeles, në të cilën morën pjesë disa nga personazhet më të njohura në botën e artit, por dy motra ranë në sy më shumë se të tjerët.

Bëhet fjalë për Selena Gomez dhe motrën e saj 6-vjeçare Grace Teefey. Duket se të dyja e kishin menduar me shumë seriozitet veshjen e tyre, të cilat ishin përshtatur me personazhet e filmit.

Selena ishte e ngjashme me Anna-n, ndërsa Grace me protagonisten e filmit, Elsa-n. Motrat pozuan në tapetin e kuq, dhe fotot u bënë virale në internet, të cilat u pëlqyen shumë nga të gjithë ndjekësit e tyre. Kujtojmë se “Frozen 2” do të transmetohet edhe në kinematë shqiptare në datën 22 nëntor.

Share With:



41 Views