Vetëhelmohet nëna e 3-fëmijëve; Fjalët e fundit: I bleva kokrrat vetë dhe i piva më vetëdije

Një 47-vjeçare nga fshati Tapi në rrethin e Kuçovës,i ka dhënë fund jetës pasditen e sotme,duke pirë disa kokrra fostoksinë. Lulzime Mema, nëna e 3 fëmijëve, dy vajzave dhe një djali, ka qenë e vetme në banesë në momentin që ka pirë lëndën helmuese.

Ajo është gjetur ende me shenja jete në dhomë nga djali i saj 17-vjeçar,i cili ka lajmëruar menjëherë Urgjencën dhe policinë. 47-vjeçarja Mema është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku megjithë ndërhyrjen e mjekëve,ka ndërruar jetë 30 minuta më vonë.

Në momentet e fundit të jetës gruaja ka deklaruar se helmin e kishte blere vetë sot dhe e kishte pirë me vetëdije të plotë. Ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar nënën e 3-fëmijëve drejt vetëhelmimit,ndërkohë që nga policia konfirmohet se gruaja kishte kohë që vuante nga depresioni dhe ankthi.

Share With:
Translate »
622 Views