Vetëm 1 vjeç, por Tian habit me talentin e tij

Tian është vogëlushi i dyshes së njohur të artistëve, Tuna dhe Patris. Ai është vetëm 1 vjeç dhe duket se pasionet e tij i ka shumë të qarta. Nëpërmjet postimeve që prindërit e tij publikojnë vazhdimisht në rrjetet sociale, vihet re se Tian është një artist i lindur.

Së fundmi Tuna ka ndarë me ndjekësit e saj në ‘Instastory’, një video ku Tian i bie daulles dhe ritmi që krijon është për t’u admiruar. Këtë pasion për instrumentet vogëlushi e ka të trashëguar nga i ati, pasi Patrisi është një instrumentist shumë i njohur në Kosovë.

Share With:



182 Views