Vetëm 5 muajshe, vajza e Linda Halimit imiton të ëmën kur këndon dhe qenka e adhurueshme!

Në muajin mars të këtij viti, këngëtarja e njohur Linda Halimi u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë vogëlushen Kaimana dhe rrjeti pati një debat të zjarrtë për shkak të bashkëshortit me ngjyrë të Lindës.

Të shumtë ishin personat që i shkruan Lindës të kishte gjetur një mashkull të bardhë shqiptar, mirëpo këngëtarja u mbylli gojën të gjithëve duke thënë se e kishte zgjedhur siç e donte vetë dhe s’i kishte parë ngjyrën, por vlerat e tij si person.

Linda dhe partneri i saj i kanë hapur të voglës një llogari në Instagram dhe vazhdimisht postojnë fotot e videot e saj, e cila rritet dita ditës.

Së fundmi, Kaimana shfaqet në një video së bashku me të ëmën, të cilën e imiton teksa këndon.

Linda i këndon të bijës dhe Kaimana e ndjek nga pas, duke lëshuar tingujt njësoj si e ëma.

“Mami po më mëson si të këndoj”, janë fjalët e shkruara krahas videos së adhurueshme të Kaimanës.

Share With:



862 Views