Vetëm 9 vjeç, gjeniu i vogël vendos të lërë studimet universitare

Gjeniu i vogël belg i cili vazhdonte universitetin në Holandë vendosi të lërë studimet.

Kjo vjen pasi ai nuk arriti që të mbyllte një cikël studimesh në inxhinieri elektrike brenda 10 muajsh, një afat ky për t’u futur në histori si djali më i vogël që diplomohet.

Universiteti i Eindhoven i ofroi një afat tjetër kohor, të cilën e kundërshtuan prindërit e Laurentit.

Laurent është vërtetë i veçantë pasi vetëm në moshën 9 vjeçare ai është i aftë të zgjidh ushtrime të një niveli shumë të lartë.

Shumë fëmijë kanë talent në sport ndërsa talenti i Laurent është shumë i rrallë ndaj dhe prindërit e tij duan që media të fokusohet tek fëmija i tyre.

Share With:
Translate »
410 Views