Vetëm katër vjeç, por tenton të vjedhë nga bankomati

Brazili prej disa kohësh vuan nga hajdutët e rrugëve, duke mos mundur të gjejnë një zgjidhje të këtij problemi gjithnjë e në rritje.

 Një video e filmuar nga kamerat e sigurisë pranë disa bankomatëve, tregon se ky problem po rrënjoset gjithnjë e më tepër edhe tek më të vegjlit, të cilët shfrytëzohen edhe nga grupe të caktuar për të kryer vjedhjet.

Në pamje dallohen disa persona duke bërë tërheqje të parave, e mes tyre shikohet edhe një fëmijë, jo më i madh se 4 vjeç, i cili u afrohet si pa të keq më të rriturve.

Deri tani gjithçka normale, deri në momentin që bankomati nxjerr kartomonedhat e njërit prej tyre, fëmija zgjat dorën para të rriturit duke i marrë dhe tenton që të largohet.

 

Share With:
Translate »
717 Views