“Vetëm kokën kam tani”, e moshuara dhuron për të prekurit gjithçka që i kishte mbetur në shtëpi

Një e moshuar pensioniste ka shkuar sot pranë qendrave në Tiranë, të cilat po mbledhin ndihma për të prekurit nga tërmeti.

Ajo është munduar të ndihmojë me aq sa ka pasur mundësi, duke dhënë gjithçka që i kishte mbetur në shtëpi, me shpresën se do t’i hynë në punë dikujt.

E moshuara u shpreh se nuk i kishte mbetur më asgjë tjetër, veç kokës së saj, duke ia bërë hallall ndihmat të prekurve.

“Jam pensioniste, nuk kam të holla t’i jepja se jam vetëm. Nuk kam njeri tjetër, kam kokën time. Kam dy batanije, katër palë xhinse, dy bluza, një shall për dimër edhe një mbulesë.”- u shpreh ajo.

Share With:
Translate »
418 Views