Vetëm tani zbuluam arsyen e fortë pse Rudina Magjistari paska simpati për të lindurit e Akrepit

ju mund t’i dini disa nga veçoritë e shenjës së Akrepit, sepse mund të keni rreth vetes njerëz që i përkasin kësaj shenje, por ndoshta nuk e dinit se edhe Rudina Magjistari ka shumë simpati për Akrepët.

Para se të mësoni arsyet e moderatores së njohur të Tv Klan, hidhuni një sy këtyre veçorive, sa për kujtesë, dhe nëse ju ngjan personi që keni afër vetes me to, dergojani dhe jini falënderues që jeta jua ka sjellë “dhuratë”. Të kesh pranë një Akrep është privilegj dhe kjo është e pakundërshtueshme!

Për Akrepët ka shumë përcaktime, të mira dhe të këqija, por karakteristikat kryesore që i bëjnë ata të dallueshëm nga të tjerët, janë disa. Të lindurit në shenjën e Akrepit cilësohen si njerëz që janë ndryshe nga të tjerët. Kanë shumë ide. Janë të vështirë për t’u kuptuar. Janë mendimtarë të mëdhenj dhe gjithmonë shohin përpara. Janë unikë dhe brilantë. Kanë ide të jashtëzakonshme. Mund të bëhen mjekë shumë të zotë. Janë dinamikë dhe me personalitet. Janë të fshehtë, kureshtarë, por dinë se si t’i gërmojnë sekretet. Janë gjithmonë duke menduar. Pak llafazanë, por të dashur. Janë bujarë, shumë të duruar, por shpeshherë bëhen kokëfortë dhe të pashpirt.

Nëse kanë vullnet, e gjejnë gjithmonë një mënyrë për të arritur atë që duan. Asnjëherë nuk heqin dorë. Vështirë të zemërohen, nëse nuk ndihen të provokuar. U pëlqen shpeshherë të rrinë vetëm. E motivojnë veten dhe nuk i vlerësojnë lavdet, përkundrazi.

Akrepët janë të gjallë, dashurojnë fort, janë emotivë, por janë të pasigurt në marrëdhënie. Janë romantikë të përbetuar. Janë shumë punëtorë dhe kanë një aftësi të jashtëzakonshme për të mbajtur sekretet. Shumë të besueshëm dhe gjithmonë në gjendje për të kontrolluar emocionet. Janë edhe të paparashikueshëm.

Po Rudina, ç’lidhje ka me Akrepin?

Pasditen e sotme, në programin e saj, Rudina Magjistari pati të ftuar Alba Çobën, moderatoren që shumë shpejt do të nisë një program të ri në Tv Klan, “Ditë për ditë”. Bashkë me Liesën, Arditin dhe Albin, Alba zbuloi disa nga veçoritë që do të ketë programi i tyre. Edhe pse janë disa moderatorë dhe secili me rubrikat e veta, Alba, me sa duket, është “lidere”, pra është ajo që do të koordinojë gjithçka do të ndodhë në “Ditë për ditë”. Dhe pas pyetjes së Rudinës, nëse i pëlqen roli i lideres, ajo pohoi se është natyrë e tillë duke e justifikuar edhe me faktin se i përket shenjës së Akrepit: “Akrep? Kam simpati për Akrepët se i kam shumë afër në jetën time, kam plot të tillë, kam plot…” – tha Rudina pas kësaj dhe kaq mjaftoi. Nisi kërkimi.

Aspak e vështirë për ta kuptuar. Mia, vajza e Rudinës, është e lindur në shenjën e Akrepit. Këtë vit, më 29 tetor, ajo feston 3-vjetorin e lindjes. Mia erdhi në jetë më 29 tetor 2015 dhe që nga ajo ditë, Mia Bajramin, që të gjithë e njohim si Mia luleqengji nga postimet e Rudinës, është bërë një personazh i njohur në media, edhe pse prindërit janë kujdesur që të mos shfaqin imazhe të qarta dhe as portretin e saj të plotë.

Por jo vetëm Mia. Edhe bashkëshorti i Rudinës, Xhavit Bajrami, qenka i lindur në këtë shenjë. Madje, nëse i referohemi Wikipedia-s, ditëlindja e tij është vetëm një ditë pas vogëlushes, më 30 tetor. /r.c/

Share With:
Translate »
669 Views