Vetëshkatërrohet vepra e artistit Bansky “Vajza me tullumbace”,

Një pikturë e artistit Bansky është vetëshkatërruar, pasi u shit në ankand për rreth 1.2 milionë euro. “Vajza me tullumbace”, një nga punët më të njohura të tij u shit në ankand nga “Sotheby’s” në Londër. Në pikturën në kornizë shihej një vajzë e vogël që kërkonte të kapte një tullumbace në formë zemre, e kjo ishte vepra e fundit e shitur në ankand. Sidoqoftë, në një kthesë të papritur që duhej pritur nga karakteri subversiv i artistit të rrugës, kanavaca rrëshqiti përmes një prerëseje letrash të instaluar në kornizë. E duke postuar një pikturë të momentit në “Instagram”, vet Bansky shkruan: Duke ikur, duke ikur…iku…! “Vajza me tullumbace” u shfaq fillimisht në një mur në Londrën lindore. Në vitin 2017 ajo u votua si punimi më i pëlqyer i autorit. Versioni për galeri ishte një pikturë me “spray” dhe bojëra akriliku në kanavacë, e vendosur në një kornizë.

Share With:
Translate »
641 Views