Victoria Beckham në ditëlindjen e nënës së saj, siç nuk mund ta imagjinonit kurrë

Victoria Beckham njihet për natyrën e saj të përmbajtur dhe serioze. Ka kaluar shumë kohë që nga performancat e “Spice Girls”, prej atëherë Victoria-n nuk e kishim parë të vallëzonte. Së bashku me familjen e saj ajo ka festuar ditëlindjen e nënës dhe duket se është argëtuar pa masë, nën tingujt e muzikës së grupit “ABBA”. Ajo ka vallëzuar pa pushim dhe e ka shijuar në maksimum kohën me familjen e saj.

Stilistja ka ndarë në Snapchat momente nga festa, një prej tyre është një foto e ëmbël e mbesës dhe  vajzës së saj Harper, të veshura njësoj. Në një foto tjetër që ka postuar me prindërit, motrën dhe vëllain,  ajo ka shprehur dashurinë që ka për ta.

Një prej surprizave të mbrëmjes ishte torta e personalizuar, ku ishin të njëmbëdhjetë nipërit dhe mbesat e nënës së stilistes.

Victoria dukej shumë e lumtur që po kalonte kohë me familjen e saj të madhe. Djali i saj Brooklyn u kthye nga New Yorku, për të qenë pranë gjyshes në këtë ditë të veçantë për të.

Share With:
Translate »
658 Views