Video e ditës! Elita përpiqet ta vendosë në gjumë, por Zëri ia merr këngës

Ditën e djeshme, Gjiko dhe Elita Rudi u nisën për pushime së bashku me Zërin, për të kaluar disa ditë relaksi jashtë Shqipërisë.

Ata udhëtuan drejt Antalya-s, në Regnum Carya, nga ku ndanë në Instagram disa pamje të dhomës ku po qëndronin dhe ambientin e pishinës private.

Ky ishte udhëtimi i parë i Zërit, i cili tashmë ka nisur t’i bëjë ‘numra’ prindërve të tij.

Pak më parë, Gjiko ka publikuar në Instastory një video ku Elita përpiqet ta vendosë në gjumë të voglin, mirëpo ai nuk pushon së kënduari.

Elita e mban të birin me jasëk tek këmbët e saj teksa e përkund, mirëpo Zërit nuk i vjen asnjë grimcë gjumi!

“Hit babo”-shkruan Gjiko krahas videos së Zërit, duke i vendosur edhe figurën e një mikrofoni pranë gojës.

Share With:
Translate »
588 Views