Video kur Khloe e thërret në emër mami Zaiminën, këngëtarja ndan gëzimin e saj me të gjithë

Pak muaj më parë Zaimina festoi 1-vjetorin e vajzës së saj, Khloe. Sa më shumë kalojnë ditët aq më shumë vogëlushja rritet dhe tashmë duket se ajo ka nisur të flasë fjalët e para. Kjo është diçka e zakontë për një fëmijë, por jo mënyra se si Khloe i thërret mami Zaiminës. Nëse ndonjë vogëlush tjetër do të thoshte mama apo ma, vajza e saj i thërret Zaiminës në emër. Vajsari e ka zbuluar këtë gjë përmes një video të shkurtër në rrjete sociale. Ajo ka treguar se pasditen po e kalon me vajzën në një kënd lojërash dhe duket se nënë e bijë po e shijojnë shumë këtë moment. Gjatë kohës që është duke luajtur Khloe e thërret Zaiminën në emër, por duke qenë se është shumë e vogël nuk arrin t’ja shqiptojë emrin mirë. “Zamina”, dëgjohet të thotë e vogla dhe këtë video Zaimina e ka shoqëruar me disa ‘emoji’ që qesh me lot, duke treguar se i pëlqen shumë mënyra se si e thërret e vogla.

Share With:



269 Views