VIDEO/ Shikoni momentin e nxjerrjes së foshnjes nga rrënojat e pallatit

Ky është momenti kur ekipet e kërkimt shpëtuan të martën (1 janar) foshnjen e ngecur nën rrënojat e një pallati në Rusi.

Djali u nxorr i gjallë pas pothuasje 36 orë nga shembja e ndërtesës 10 katëshe.

Foshnja 11-muajshe u gjet i vetëdijshme por në gjendje serioze për jetën.

Ministria e Shëndëtësisë raporton se ka dëmtime të rënda në gjymtyrë, kokë dhe thyerje të kockave të këmbëve.

Djali, i quajtur Ivan, është dërguar në Moskë për tu trajtuar. Nëna e tij gjithashtu i mbijetoi shembjes së pallatit, që deri tani ka lënë 13 të vdekur.

Rreth 30 persona rezultojnë të zhdukur.

Ivan u gjet pasi kaloi 36 orë në temperatura nën zero gradë celcius në rrënojat e bllokut të apartamenteve në Magnitogorsk.

Si u gjet Ivan?

Ivan u gjet i mbështjellë në batanije në krevatin e tij, ku temperatura arrinti -17 gradë.

Fillimisht u mendua se foshnja ishte vajzë.

“Një nga anëtarët e ekipit dëgjoi një fëmijë duke qarë, pranë pjesës së ndërtesës që është ende në këmbë,”-tha Pyotr Gritsenko, për kanalin televiziv rus Rossia 24.

“Pas kësaj ne ndaluam të gjithë punën për tu siguruar që ne dëgjuam foshnjen. Kur ramë qetësi, fëmija fillimisht reagoi por më pas pushoi. Më pas bërtitëm: Ku je? Dhe foshnja filloi përsëri të qante.Kur u siguruam që ishte aty, filluam të hiqnim rrënojat.”

 

Share With:



31 Views