Vivienne një kopje e Angelina Jolie, ja si ndihet Brad Pitt për këtë fakt

Ndonëse Brad Pitt është tashmë i divorcuar nga Angelina Jolie kjo nuk do të thotë se ai nuk është i lumtur që fëmijët kanë marrë shumë cilësi nga mamaja e tyre. Së fundmi ka qenë një shëtitje e 43-vjeçares me vajzën e tyre, Vivienne, që bëri të gjitha mediat e huaja të flasin për ngjashmërinë e jashtëzakonshme që kanë nënë e bijë.

Burime pranë Brad kanë treguar gjithashtu për ‘Hollywoodlife’, se ai është i lumtur për ngjashmërinë e madhe të vajzës me ish partneren e tij.

Pitt ka thënë se Jolie vazhdon të mbetet një nga femrat më të bukura që ai ka njohur në jetën e tij dhe në fund të ditës është mirënjohës ndaj saj për çdo gjë që kanë kaluar bashkë.

Pavarësisht divorcit të vështirë midis tyre, Brad ndihet i lumtur sa herë sheh që fëmijët kanë virtyte të shumta të Jolie.

Share With:
Translate »
697 Views