Vjehrra e ëndrrave, Nora Malaj thotë fjalët më të bukura që eksiztojnë për nusen e djalit

Nora Malaj ështe shquar gjithmonë për fjalët që zgjedh me kujdes dhe kontekstin në të cilin i përdor, por mesa duket sot, ka mbledhur të gjitha ndjenjat për t’i shprehur me rreshta për vajzën e saj-siç thotë ajo por që në fakt e ka nuse djali.
“Për ty, e bukura ime Stela ! 💯💯💯🎂💋

E hëna e fillim muajit shtator, përkon me ditën tënde të lindjes e bukura dhe e mira Stela!
Kur ti linde, unë nuk isha aty, po fati me ndihu dhe kur ti u rrite, djali im pati fatin e madh në jetë, të gjej shpirtin e tij binjak që ishe ti.
Qe ditën që ne të dyja u prezantuam, tashmë janë bere plot 10 vjet, mua m’u duk sikur fati më mbiu në derë dhe unë gjeta vajzën që e endërroja!
Sot e bukura ime, jam nona më e lumtur në botë, që të kam ty dhe Solein, diellin e nenës, dy vajzat e mia që nuk i ndërroj me asgjë në këtë botë!! ❤️❤️
Në përvjetorin e ditëlindjes tënde, lejomë të të them që për ne ti je dashuria që na bënë të lumtur dhe uroj që ngado e kudo të të ndjek dashuria e mirësia. Ti meriton të jesh sa më e lumtur dhe e gëzuar, pasi ti rrezaton miresi, dashuri, energji pozitive dhe je nje mama shëmbullore, nje grua me zemër të madhe për Tanin, nje motër e pazëvendesueshme për Klaudion dhe një vajzë e bekuar për prindrit e tu që të lindën, por edhe për ne që je me shumë sesa vajza biologjike, je vajza qe ne kemi ënderruar dhe fati deshi e na e solli!
Edhe 💯 e bukura ime! Paç vetëm lumturi e mirësi në jetën tënde! Zoti të bekoftë se ne prindërit e tu jemi te lumtur me ty dhe bekimet tona i ka pafund!!
Gëzuar ditën e lindjes ylli im i bukur dhe i mbushur me plotë mirësi e dashuri!
Kush ka vajza botën ka! 😘😘😘😘
❤️❤️❤️❤️😘😘🎂🎂🎂♥️♥️♥️♥️💯💯💯💯💯💯💯🎈🎈🎈🎈🎈🎈🎈🎈🎈”
A nuk është ky dedikimi më i bukur që keni lexuar ndonjëherë nga një vjehrrë për nusen? /Kids’Time/

Share With:



204 Views