Vogëlushi i shkruan letër nënës së vrarë brutalisht

Një djalë i vogël, i pikëlluar nga vdekja e mamasë së tij, i shkroi asaj një letër që të thyen zemrën. Reece Dunne, 8 vjeç, shkroi një letër për mamanë e tij Ellia Arathoon, 29 vjeç, e cila u gjet e vdekur vitin e kaluar. The Sun shkruan se ajo u vra nga Craig Procter, i cili futi trupin e saj në një valixhe para se ta digjte në pyll. Vrasësi i çmendur, 40 vjeç, tani është burgosur për jetë për vrasjen brutale.

Reece shkruan: “Për mamin, unë të dua një milion herë sa e gjitha bota. Do doja që ti të mos kishe vdekur. Më kujtohet kur luaje me mua dhe unë isha shumë i lumtur. Unë e di që ti je një ëngjëll tani dhe më sheh mua gjatë gjithë kohës. Jam i trishtuar por do bëhem i fortë, të dua shumë, Reece”.

Share With:
Translate »
1063 Views