Vogëlushi Zëri bëri 7 muaj, Elita i dedikon fjalët më të bukura

Moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko në muajin Shkurt të këtij viti u bënë prindër për herë të parë me një djalë, të cilit i vendosën emrin e veçantë Zëri. Që nga momenti i ardhjes së tij në jetë, ato kanë publikuar vazhdimisht foto dhe video nga më të bukurat. Vogëlushi tashmë është bërë shumë i njohur për publikun shqiptar.

Ditën e sotme janë bërë 7 muaj që nga lindja e Zërit dhe Elita ka shpërndarë në Instastoryn e saj dy foto shumë të ëmbla të tij. Sa më shumë kalojnë ditët, aq më i pashëm bëhet dhe vogëlushi.

Krahas fotos moderatorja ka bashkëngjitur dhe një dedikim për të birin, të shkurtër por shumë të bukur.  “Më lër të të dua pak më shumë para se të mos jesh më i vogël. Gëzuar 7 mujorin bebi im!”,-ka shkruar ajo.

Share With:



67 Views