Vogëlushit i ngec koka në hekurat e dritares
Një fëmijë mbeti i varur në kafazin rrethues metalik të dritares për disa minuta përpara se shërbimi zjarrfikës ta shpëtonte. Ngjarja ka ndodhur në lindje të Kinës.
Djali 4-vjeçar në qytetin e Linyi kishte dalë nga dritarja ndërsa gjyshi po merrte një sy gjumë.
Fëmija ka rrëshqitur në kafazin metalik, duke mbetur i varur vetëm me kokën e mbërthyer në hekura.
Kur gjyshi u zgjua, ai menjëherë thirri shërbimet e urgjencës.
Departamenti i zjarrfikësve siguroi fëmijën me litarë, më pas rriti distancën midis shufrave me një lloj çakulli, pas së cilës fëmija mund të çlirohej.