Vogëlushja e saj hedh hapat e parë, moderatorja shqiptare shkruan e emocionuar

Moderatorja e njohur e programit të mëngjesit në ekranin e ‘Vizion Plus’, Pranvera Bokaj, nuk ka ngurruar asnjëherë të publikojë momente dhe foto të ndryshme në rrjetet sociale, krah vogëlushes së saj e cila rritet dita ditës. Mesa duket tashmë Annasiol nuk është më një vajzë e vogël, pasi ka nisur të hedhë hapat e parë pa ndihmën e mamit. Këtë e ka treguar vetë Pranvera me anë të një videoje të publikuar në ‘Instastory’, ku ka zbuluar emocionet që ka ndjerë gjatë këtij momenti.

“Gjithmonë i kam adhuruar ata që përpiqen dhe ia dalin vetë. Ndaj jam shumë e lumtur kur vajza insiston t’i bëjë gjërat vetë. Dhe pse gjëra të vogla, por ajo është 23-muajshe”, ka shkruar Bokaj në videon ku dallohet se e vogla është duke zbritur shkallët.

Ndonëse është ende shumë herët, Annasiol ka nisur të hedhë hapat e parë krah mamit, por pa mbështetjen e saj, duke trashëguar kështu një nga cilësitë e preferuara të moderatores.

Share With:
Translate »
479 Views