Vuante nga depresioni, u shërua nga dashuria e motrës dhe shoqes

Është gjithmonë temë delikatë të flasësh publikisht për shëndetin mendor, për depresionin. Por kjo nuk e ka ndalur Sonilën të vijë e të rrëfejë betejën e saj me shëndetin mendor tek “Ka një mesazh për ty” në televizionin Klan. Ankthi, pagjumësia, mungesa e oreksit apo rënia e imunitetit janë disa nga shenjat që shpesh i neglizhojmë të gjithë, ashtu siç kishte bërë Sonila në fillim. Nuk e kishte kuptuar derisa i kish

te thënë mjekja se duhej të bënte një konsultë me neurologun dhe psikologun. Problemet në familje kishin gjetur terren për të “sulmuar” tipin e brishtë të Sonilës. Në fillim ka qenë e vështirë për faktin sepse e dinte se do të paragjykohej nëse do merrej vesh se ajo konsultohet me një mjek për probleme të shëndetit mendor. Në fakt frika e saj kishte qenë e drejtë sepse shumica nga rrethi i saj shoqeror apo edhe të afërm i’u larguan. Nga ana tjetër mjeku kishte këshilluar që përveç medikamenteve, terapia më e mirë për të do ishte një jetë e qetë dhe argëtim me miqtë. Sonila ka rrëfyer se përveç motrës Olsa dhe shoqes së ngushtë Genta, askush tjetër nuk kishte qënë i gatshëm që të dilte me të. Duke ndjekur këshillat e mjekut, të dalat me motrën dhe shoqen e sidomos muzika e motrave Libohova që dëgjonte çdo ditë, kishte shërbyer si ilaç për të përparuar drejt shërimit të plotë. Ajo ka dashur që këtë histori personale ta ndajë me gjithë publikun që të ishte jo thjesht një falenderim për motrën dhe shoqen por një mesazh sensibilizues. Padyshim që në sytë e motrës dhe shoqes lexohej gëzimi për këtë veprim të Sonilës por në fund të programit edhe ajo ka marrë një super lajm surprizë. Motra e saj Olsa i ka dhënë lajmin Sonilës se së shpejti do bëhej teze pasi sapo e kishte mësuar se ishte shtatëzënë. Ky lajm që e dëgjonte për herë të parë e ka lumturuar dhe shoqen e tyre Genta dhe ka sjellë një emocion tejet pozitiv edhe tek publiku i pranishëm në studio.

 

Share With:
Translate »
537 Views