Wanda Nara rrëfën: Dua fëmijën e gjashtë nga Mauro Icardi

Wanda Nara është përfolur shumë për jetën e saj personale.

Por duket se showgirl argjentinas ka lënë pas çdo gjë që ka lidhje me ish-in e saj Maxi Lopez dhe po shijon jetën me Mauro Icardin.

Martesa e saj me futbollistin ka qenë në fokus të publikut dhe ajo nuk heziton të tregojë detaje nga jeta personale.

Wanda në një intervistë për ‘Verissimo’ tha se është gati të bëhet nënë përsëri.

Ajo është nënë e 5 fëmijëve dhe dëshiron nga Icardi një fëmijë të gjashtë.

Por sulmuesi ka vendosur të ndalet me kaq: “Unë i adhuroj fëmijët dhe nëse do të ishte për mua do të bëja edhe të gjashtin.

Gjithsesi, këtë argument e kemi mbyllur, e kemi biseduar me Mauron që nuk do të bëjmë më fëmijë, ndryshe ai do të më lërë mua dhe të gjithë familjen.

Pastaj, ai nuk ka dashur kurrë një djalë, sepse sipas tij mbiemri Ikardi mund ta kushtëzonte në jetë.

I adhuron vajzat dhe është shumë i durueshëm me to, por edhe me të gjithë, një cilësi që mua më mungon.”

Gjithashtu, 32-vjeçarja konfirmoi se Icardi do të vazhdojë të qëndrojë tek Interi.

Nara gjatë martesës me Maxi Lopez, lindi tre fëmijë, Valentino Gaston, Constantino Lopez dhe Benedicto Lopez. Ndërsa me kapitetin e Interit ka vetëm dy vajza Francesca dhe Isabella Icardi.

Share With:



274 Views