Woow! Aktorja e famshme dhe motra e saj do të jenë pjesë e “Frozen 2”

Priyanka Chopra dhe motra e saj Parineeti Chopra do të marrin pjesë së bashku në projektin më të fundit kinematografik. Bëhet fjalë për filmin vizatimor “Frozen”, i cili do të realizojë filmin e dytë të tij nga kompania e famshme “Walt Disney”. Duket se dy aktoret indiane do të jenë zërat e dy personazheve kryesore, Elsa dhe Ana. Që prej kohës që kompania zbuloi se dy aktoret do jenë pjesë e “Frozen”, pritja për fansat e tyre ka qenë e vështirë. “Elsa është një nga personazhet më të fuqishëm, të zgjuar që unë e gjej veten së tepërmi. Jam shumë e lumtur që do e sjell për audiencën tonë”, shprehet Pryanka teksa flet për filmin e ri. Kompania zbuloi se “Frozen 2” do publikohet në 22 Nëntor të këtij viti.

Share With:
Translate »
541 Views