Xhelozia mes fëmijëve, por edhe atyre vëlla e motër – flet psikologia

Zënkat dhe konfliktet mes fëmijëve janë të pranishme në çdo familje. kjo është normale deri në njëfarë mase, por kur theksohet shumë, mund të bëhet e dëmshme.

Xhelozia është një emocion, edhe pse në të shumtën e rasteve i padëshirueshëm, që shfaqet kryesisht përmes tri karakteristikave si: nevoja për ekskluzivitet, nevojë për posedim, frikë nga braktisja. Ajo çfarë është shqetësuese, nuk është xhelozia në vetvete, por pasojat e saj. Xhelozia e pashprehur bëhet më e thellë dhe e bën atë edhe më të prekshme për çdo pabarazi të vogël. Nuk duhet harruar gjithashtu se, xhelozia është krejt e natyrshme dhe pa e kuptuar, ndikon negativisht tek fëmijët që vuajnë prej saj dhe tek individët që e rrethojnë fëmijën.Është vënë re se fëmijët tregojnë xhelozi kundrejt të porsalindurit që në ditët e para të lindjes. Shfaqja e xhelozisë varet nga tipi i fëmijës dhe ndryshon nga një fëmijë tek një tjetër, pasi secili ka personalitetin e tij të veçantë.

sibling-revelry_jon-whittle
Xhelozia ndaj vëllait apo motrës është një proces normal për çdo fëmijë. Me lindjen e vëllait apo motrës, fëmija mendon se do të humbasë çdo gjë që ka dhe nuk do të duhet nga prindërit si më parë. Me rritjen e fëmijëve, sjellja e motrave apo vëllezërve ndaj njëri-tjetrit bëhet më e ndërlikuar nëse xhelozitë e vogla në vegjëli nuk kurohen në kohën dhe mënyrën e duhur. Në uljen apo rritjen e ndjenjës së xhelozisë, rolin kryesor e kanë prindërit, të cilët mos japin kurrë përparësi të dukshme fëmijës së vogël, ndaj më të madhit, të krijojnë marrëdhënie të barabarta midis të dy fëmijëve, jo duke i vlerësuar këto marrëdhënie me syrin e tyre, por duke i parë me syrin e fëmijës.

Gjithashtu e rëndësishme është që të dihen dhe arsyet përse fëmija i parë xhelozon vëllain ose motrën më të vogël. Sigurisht, në mendjen e tyre ata ndjehen të lënë pas dore nga prindërit, ata mendojnë se tashmë vendin e tij e ka zënë dikush tjetër.

Një tjetër arsye është dhe diferenca prej 3-6 vjetësh që fëmijët mund të kenë ndërmjet tyre, si dhe mosha në të cilën është fëmija i parë e bën të vështirë perceptimin nga ana e tij.

Fëmija i porsalindur mbetet për një kohë të gjatë në qendër të vëmendjes së familjes, e kjo është një faktor që rrit xhelozinë dhe rivalitetin, por mbi të gjitha, shkakton emocione të forta, nga të cilat fëmija xheloz nuk mund t’ia dalë mbanë lehtë.

Në vend që ta pranojë motrën apo vëllain dhe ta përkëdhelë, për shkak të konfuzitetit të ndjenjave që momentalisht ka, ai më parë do dojë ta lëndojë foshnjën. Në subkoshiencën e tyre, ata mundohen të tregojnë se e duan beben si nëna e babai, por në çaste kur askush nuk është i pranishëm, kanë reagime jo pozitive të tilla si: afrimi për ta puthur e përkëdhelur, por në të vërtetë e godet dhe e lëndon foshnjën, tenton ta bëjë të qajë.

two-sisters-fightingShumica e prindërve për këtë arsye bëjnë përpjekje çdo ditë për të përmirësuar marrëdhënien dhe të shmangin situatat e pakëndshme. Me ndërhyrjen dhe kërkimin se çfarë ndodhi dhe pse ndodhi, mendohet se mund të zgjidhet problemi, por realiteti provon të kundërtën.

Nëse nuk pranojnë kërkesat e fëmijës që vuan nga xhelozia, atëherë kur ai/ajo dëshiron, dhe ashtu siç dëshiron e lëmë fëmijën të mendojë se po e mohojnë, se prindërit e lënë pas dore dhe kështu ndjenja e xhelozisë rritet me shumë tek ai, por nëse ia mundësojnë realizimin e kërkesave, jo të atyre të cilat janë të dëmshme për formimin e karakterit të tij, atëherë ka më shumë mundësi që xhelozia të fillojë të zbutet dhe sjellja e tij të kthehet në normalitet si më parë. Kjo ndodh sepse ai fillon ta ndiejë vetë se nuk është aspak e përshtatshme të bëjë sjellje të tilla. 

Nga Nardjana Dalanaj – psikologe klinike

Share With:



216 Views