Xhensila po provokon mediat apo nuk fsheh dot më barkun?

Ok, na kërkoi të mos shkruajmë dhe të mos aludojmë më për shtatzaninë e saj, sepse nëse do të kishte diçka për të thënë do ta bëntë vetë. Mesa duket Xhensila na ka shpallur luftë të hapur me provokimet që na hedh çdo javë.

Në javën që kaloi ishte e ftuar në “Dua të të bëj të lumtur” dhe ju ndoshta nuk e vutë re që në momentin kur filloi kënga, Xhensila preku barkun. Emisioni vazhdoi, dhuratat e bebit i morën (nuk u kuptua pse), por asgjë nuk pranuan.

Ndërsa sot, shohim një story që po na nxit akoma më shumë dyshimet. Xheni ka veshur një fustan të gjerë dhe ka pozuar me sytë e ulur nga barku… Ndoshta po mundohet të na thotë diçka?

Mesa duket Kardashianët ndikojnë edhe në mënyrën e jetesës, jo vetëm në frymëzimin për veshje apo make up tek VIP-at shqiptarë.
Do ta tregojë koha në fakt, kot lodhemi edhe ne edhe Xhensila… /Kids’Time/

Share With:
Translate »
1026 Views