“Xhesuri” thyen premtimin që i bëri të ëmës

Kivanç Tatlitug e kemi parë në rolin e djalit rebel si në rolin e Xhesurit ashtu edhe në fillimet e tij në rolin e Kuzejit. Por edhe në jetën reale Kivanç ka një anë aventureske. Aktori është i apasionuar pas shpejtësisë. Vetëm pak kohë më parë ai ka blerë një Harley Davison Street Glide me ngjyrë të zezë. Ky motorr i ka kushtuar plot 35 mijë euro aktorit. Kuzey nuk ka ngurruar të argëtohet me “lodrën” e tij të re duke ecur me shpejtësi marramendëse sëbashku me miqtë e tij në Cunda dhe Marmaris.

Më parë aktori kishte hequr dorë nga shpejtësia, sepse i kishte premtuar të ëmës që nuk do të ngiste më një motorr. Edhe pse Kivanç e ka deklaruar para mediave këtë premtim, nuk ka ngurruar që ta thyej atë.

Share With:
Translate »
1007 Views