Ylli i futbollit fiton 30 mijë paund në javë, ja kushtet mizore ku jeton nëna e tij

Nëna e yllit të Arsenalit Ainsley Maitland-Niles, thotë se është e pastrehë dhe se fle në një depo metalike ndërsa djali i saj në një apartament prej 700.000 paund.

Jule Niles tha se futbollisti, që fiton 30.000 paund në javë refuzoi që të ishte granatues në mënyrë që ajo të merrte një banesë me qira.

Ndësa  Ainsley ndan një shtëpi luksoze me vëllain Cordi, 38-vjeçarja duhet të jetojë në një depo në temperatura shumë të ftohta.

Jule tha se filloi të jetonte në depo 3 muaj më parë, pasi marrëdhëniet e saj me 20 vjeçarin u ndëprenë.

Vlerësohet se futbollisti ka një pasuri prej 15 milionë paund.

“Djali im Ainsley mund të më blejë një banesë me rrogën e dy javëve apo dy muajve. Ai luan për Arsenalin ndërsa unë jam e pastrehë,”-u shpreh Jule, raporton Daily Mail.

“Më mungon gjithçka, por më shumë më mungon familja ime. Është e tmerrshme, Unë thjesht dua të di se ku kam gabuar.”

Share With:
Translate »
774 Views