Zaho merr gjithë vëmendjen: I rrëmben mikrofonin Ramës në mes të intervistës!

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja Linda ishin mbrëmë në Butrint për të qenë krah Nicolas Sarcozy-së në shkallët e amfiteatrit të Butrintit, ku u mbajt koncerti live i Carla Bruni-t.

Por këtë herë lideri i vendit kishte zgjedhur të merrte me vete edhe të birin Zaho, siç tregoi edhe në një video në Instagram, të shoqëruar me një ikonë me sytë me zemra.

View this post on Instagram

😍

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Pas përfundimit të koncertit, një prej gazetareve të televizionit “Klan” iu afrua Edi Ramës për t’i marrë atij një përshtypje mbi koncertin, mirëpo këtu ndodhi ajo që nuk pritej.

Siç tregohet edhe në kronikën e lajmeve të “Klan”, teksa i ati përpiqet të flasë, Zaho ia rrëmben gazetares mikrofonin nga dora duke e ndërprerë kështu intervistën e të atit.

Ndiqeni në minutën 21:28.

Zaho është tani 5 vjeç dhe po fillon ta shoqërojë të atin edhe në evente publike.

Share With:
Translate »
883 Views