Zajmina në plazh me bikini, po barku i rrumbullakosur?

Që pas momentit kur lajmi i shtatzënisë pushtoi mediat shqiptare, Zaimina Vasjari është tërhequr nga jeta publike për t’iu përkushtuar më shumë vetes në pritjen e ëmbël. Pasi u largua nga Shqipëria për disa javë, bukuroshja e njohur u rikthye dhe vijon të merret me biznesin, por jashtë vëmendjes dhe kureshtjes së publikut.

Në ato pak foto të postuara në profilin e saj, nuk ka asnjë shenjë shtatzënie, por këtë fundjavë, foto paparaci nga Prive e kanë kapur Zaiminën në plazhet e jugut ndërsa po shijon ditët e nxehta me mikeshat e saj. Në fotot e publikuara nga Prive, nga distanca nuk shquhet qartë, por dëshmitarët rrëfejnë se barku i rrumbullakosur ka filluar të duket, megjithëse këngëtarja tregohej e kujdesshme për të mos rënë shumë në sy.

Zaimina e ka bërë publike lidhjen e gjatë të dashurisë me partnerin e saj, Klodi, edhe publikisht disa muaj më parë në “Rudina”, në Tv Klan. E pyetur për zgjerimin e familjes, ajo tha se kurdo që ky moment do të vinte, do të ishte i mirëpritur.

Share With:



1125 Views