Zana Çela na prezanton të birin dhe na emocionoi me urimin për të

Sot është një ditë e veçantë për drejtoreshën e Teatrit të Operës e Baletit dhe themeluesen e Festivali Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja”, Zana Çela.

I biri i prezantueses, Dori, feston 29-vjetorin e lindjes. Ndërsa poston disa foto të të birit, kur ishte i vogël dhe tani, Zana Çela i dedikon disa fjalë emocionuese.

Ajo shkruan se, Dori i dha dritën e jetës, i mësoi dashurinë më të madhe dhe i dha orientim jetës së saj. Prezantuesja shprehet se i është mirënjohëse të biri që me këmbë në tokë vendos punën primare, pa kërkuar asgjë nga ajo.

“Ditelindja jote qe prej 29 vitesh eshte dita me e bekuar e jetes time, sepse ti me dhe driten e jetes, ti me mesove dashurine me te madhe, me dhe orientimin e jetes.
Jam mama me e lumtur, se ti me ke dhuruar vetem gezime dhe asnje shqetesim, cdo gje e ke arritur me shume ore studime perpjekje dhe punen tende duke u privuar shpesh nga relakset e moshes.
Cdo femije ka aftesi dhe talent, por ritmika e punes, shenon suksesin.
Te jam shume mirenjohese qe me kembe ne toke vendos punen- primare, pa kerkuar asgje nga une!
U befsh 100 vjec zemra ime,qofsh i lumtur ne cdo dite te jetes tende e realizofsh cdo enderr sepse sepse ti e meriton!!”,– shkruan Zana Çela në Instagram.za

Share With:
Translate »
965 Views