Zbardhen dyshimet e para: Ja përse u hodh nxënësja nga kati i 3-të i shkollës

Janë zbardhur disa detaje që hedhin dritë mbi arsyet që mund ta kenë shtyrë adoleshenten me iniciale M. B., të ndërmerrte një vendim për t’i dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i shkollës.

Siç raporton “BalkanWeb” 18-vjeçarja, maturante në shkollën e mesme “Myslim Shima” dyshohet se ka pasur probleme me familjen.

Ajo ishte larguar tre herë nga banesa e saj dhe familjarët të alarmuar e kanë denoncuar në polici mungesën e saj.

Pas disa ditësh larg, e reja është rikthyer në banesë, duke deklaruar se në të tri rastet është larguar vetë me dëshirë.

Aktualisht 18-vjeçarja ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Familjarët janë pranë saj, ndërsa pritet që çështja të hetohet më tej për t’u zbardhur nga uniformat blu.

Share With:
Translate »
789 Views