Zbulohet pse shkaktohet stresi tek nënat, burra bëni kujdes

Pothuajse gjysma e mamave thonë se niveli i tyre i lartë i stresit është shkaktuar nga burri në vend të fëmijëve të tyre, siç supozojnë disa …
Një studim i sotëm nga Shtetet e Bashkuara zbuloi se 46 përqind e nënave konsideronin se burrat e tyre ishin më stresues se fëmijët. Sipas këtyre grave, ata janë të lodhur nga të qenit të detyruar të kujdesen për burrat e tyre njësoj sit ë kujdesen për fëmijët. Studimi gjithashtu gjeti se nënat që u anketuan vlerësuan nivelin e tyre të stresit në 8.5 nga 10..
Njëra prej tyre u shpreh “Një 7 vjeçar do të ngelet një 7-vjeçar. Por një 35-vjeçar duke vepruar si një 7 vjeçar është më stresues. Përveç nënave që ndiejnë se duhet të jenë prindër të burrave të tyre, ekziston edhe problemi që kanë perspektiva të ndryshme për sa i përket prindërimit. Statistikat tregojnë se mamatë janë të stresuara dhe të rënduara: 75% e mamave thonë se jo vetëm që bëjnë pjesën më të madhe të punës shtëpiake, por gjithashtu bëjnë shumicën e detyrave të prindërimit në shtëpi. Pastaj, 20% thonë se nuk ka ndihmë nga burri i tyre është ky është burim kryesor i stresit për ta çdo ditë. Terapisti Hal Runkel shpjegon se martesa është stresuese dhe se marrëdhënia juaj shpesh mund të jetë më e vështirë se sa prindërimi dhe rrjedhimisht çon në këto dinamika stresuese.

Share With:



126 Views