Zënka mes motrave Kardashian, Kourtney: Nuk dua të jem më si ju

Klani i kardashian/Jenner, prej vitesh tani mund të ndiqen përmes sezoneve që transmetohen në televizione, nëpërmjet  serive të tyre të ‘Keeping Up with the Kardashian”. Seritë e reja kanë sjellë edhe ngjarje të reja, zënka, grindje, dashuri dhe lot.

Motra më e madhe Kourtney, pas një zënke me Kim, ka shprehur dëshirën e  saj për mos të qenë më një Kardashian, sepse kjo gjë po i shkatërron jetën, madje ajo nuk do të jetë në sezonin e herës tjetër.

Zënka mes tyre ka nisur që prej sezonit të mëparshëm, por gjërat janë bërë serioze kur ato janë grindur me fjalë të rënda para kamerave, të cilat e kanë transmetuar këtë detaj për të gjtihë shikuesit.

Fjalët ofenduese e fyerjet kanë qenë pjesë e zënkës, madje Kim i bën me dije të motrës se ajo është e pamatur dhe nuk është e aftë të bëjë asgjë për veten dhe për familjen.

Share With:
Translate »
873 Views