Zgjohet çdo ditë duke menduar se është 11 qershor, adoleshentes i rikthehet kujtesa çdo 2 orë

Jeta e një 17-vjeçarje ndryshoi pasi ajo pësoi një aksident të rëndë.

Adoleshentja Riley Horner nga Illinois zgjohet çdo ditë duke menduar se është data 11 qershor, dita kur u godit aksidentalisht në kokë.

Goditja traumatike bëri që ajo të pësonte tronditje të shumta, të cilat e kanë lënë trurin pjesërisht të dëmtuar dhe kujtesa e saj rikthehet çdo dy orë duke e lënë të tmerruar.

“Jam shumë e hutuar. Mundohem të mendoj përsëri dhe nuk mundem…”, tha ajo për mediat lokale.

Nëna e saj thotë se mjekët deri tani thonë se nga ana mjekësore nuk ka asgjë të keqe.

“Ata na thonë se nuk ka asgjë të keqe nga ana mjekësore. Ata nuk mund të shohin asgjë. Nuk ka rrjedhje të trurit, nuk ka tumor”, tha e ëma e adoleshentes.

Vetë vajza tregon se edhe intervistën që ka dhënë, në darkë nuk do ta kujtojë dot.

Riley vendos alarmin për çdo dy orë në mënyrë që të mund të kujdeset për ato që ka harruar.

Share With:
Translate »
444 Views