Zhduket adoleshentja shqiptare, familja bën thirrje për ndihmë

Një 16-vjeçare është shpallur e humbur, pasi u largua nga shtëpia pa lënë gjurmë në Kaçanik të Kosovës.

Viola Guri rezulton e zhdukur prej të hënës, ndërsa familja e saj kërkon ndihmë përmes rrjeteve sociale.

Nëna e saj ka bërë të ditur se vajza ka dalë nga shtëpia dje në orën 8:00.

Sipas mediave në Kosovë, një ditë para se ajo të zhdukej vajza ishte sjellë në shtëpi nga Policia, që e kishte kapur duke tentuar të kalonte kufirin me Shqipërinë. Dyshohet se mos sërish ajo ka provuar të bëjë të njëjtën lëvizje.

Familja kërkon ndihmë nga të gjithë ata që mund ta kenë parë, që të lajmërojnë policinë ose familjen në numrin e telefonit.

Share With:



343 Views