Zhgënjimi për gjininë e foshnjës është ndjenja më e keqe që përjeton nëna shtatzënë

Është një nga pyetjet e para që njerëzit bëjnë pasi zbulojnë se jeni në pritje të ëmbël: “Është djalë apo vajzë?”

Dhe nëse është shumë herët që ta dini ose keni vendosur të prisni ta shihni në momentin që foshnja të vijë në jetë përgjigja standard është: “Oh, nuk na intereson, për sa kohë që fëmija është i shëndetshëm”.

Por a po tregoheni plotësisht të sinqertë me veten? Thellë ndoshta do të preferonit të kishit një vajzë. Ose ndoshta nuk është aspak dëshirë për një gjini mbi tjetrën, por gjithmonë e keni imagjinuar veten me një djalë.

Cilido qoftë mendimi juaj paraprakisht, zhgënjimi gjinor i referohet atyre ndjenjave të trishtimit apo zhgënjimit pas zbulimit të gjinisë. Dhe kjo ndodh më shpesh se sa mendoni.

“Zhgënjimi gjinor është mjaft i zakonshëm”, thotë psikologu Dr. Danielle Forshee. “Veçanërisht për ata që ndjejnë se një gjini specifike ka një kuptim të caktuar për ta”.

Për shembull një baba mund të mendojë se djemtë do të ishin më argëtues dhe më të lehtë sesa vajzat, bazuar në përvojat e tyre në rritje.

Ndoshta jeni rritur me vëllezërit dhe gjithmonë keni ëndërruar të keni një vajzë. Ose ndoshta tashmë keni një vajzë që e adhuroni, por doni të përjetoni diçka ndryshe me fëmijën tuaj të ardhshëm.

Dhe pas zhgënjimit, një tjetër ndjenjë ju zhyt në faj. Kam ‘mikesha’ që përpiqen të mbesin shtatzënë, duhet të jem mirënjohës që mund të kem një fëmijë’. Dhe kjo është e drejtë! Ose shqetësoheni që nëse dikush e mëson se sa i mërzitur jeni për gjininë e fëmijës suaj, mund të mendojë se ju nuk do ta doni fëmijën tuaj.

Këto janë llojet e ndjenjave që i pengojnë njerëzit të flasin për zhgënjimin gjinor, këshillon Living. Por, kjo është në të vërtetë gjëja e parë që duhet të bëni.

Ndjenjat fillojnë të peshojnë mbi ju dhe për t’u lehtësuar disa nga turpi, zhgënjimi apo fajësia, ju as nuk e çoni nëpër mend atë ndjesi.

Por mbani mend, është mirë të ndiheni të zhgënjyer. Asnjë ndjenjë nuk duhet të hidhet kurrë poshtë – ato janë atje për një arsye. Çelësi është të gjesh një mënyrë për të kuptuar dhe pastaj t’i pranosh, kështu që mund të ecësh përpara.

Dhe një tjetër mendim ngushëllues: zhgënjimi gjinor zbehet – sidomos sapo të merrni në krahë foshnjën tuaj.

Share With:
Translate »
550 Views