Zjarr masiv në Kaliforni, rrezikohet familja e Kim Kardashian

Kim Kardashian u ka kërkuar fansave të saj që të luten për Calabasas, pasi ylli i reality show-t u detyrua të braktisë shtëpinë e saj për shkak të zjarrit që kishte rënë në zonën ku banon.

38-vjeçarja gjeti kohë për të bërë në Instagram një postim një fotove të zjarrit në Kaliforni.

Kim zbuloi se kishte vetëm 1 orë kohë për të paketuar gjërat e nevojshme dhe evakuuar shtëpinë.

Ajo ishte duke u kthyer nga një udhëtim pune kur vuri re zjarret nga ajri. Dhe teksa ndodhej në një situatë të frikshme, Kim u sigurua që të dokumentonte veprimin, duke ndarë fotografitë dhe videot në rrjetin social.

“Po vijnë zjarrfikëset. Faleminderit për gjithçka që bëni për ne”, shkroi nëna e tre fëmijëve.

Zjarri nisi të enjten pasdite në lindje të qytetit fqinj Chatsworth dhe që atëherë është rritur me 4.000 hektarë në qarkun Ventura.

Ai ka djegur me shpejtësi disa shtëpi, ndërsa evakuimet e detyrueshme u urdhëruan në zona si lagja e Kardashian, Hidden Hills.

Share With:
Translate »
650 Views