Zjarr në mensën e kopshtit, evakuohen fëmijët dhe edukatoret

Tmerr në një kopsht fëmijësh në Lezhë, pasi mensa e të cilit u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm.

Mësohet se nga flakët e zjarrit në kopshtin “Besëlidhja” nuk ka persona të lënduar. Zjarri mësohet se ra rreth orës 8:10 të kësaj të hëne, në momentin kur fëmijët ndodheshin në mjediset e kopshtit, por u evakuuan menjëherë.

Zjarri ka shkaktuar panik tek fëmijët dhe edukatoret, ndërsa bëhet me dije se kjo godinë shërbente edhe si konvikt i shkollës “Kolin Gjoka”.

Zjarri mendohet të ketë rënë nga një shkëndijë elektrike, ndërsa nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Share With:
Translate »
528 Views