“Zonja e Parë me bebelina”, deputeti sqaron deklaratën në Kuvend, por me denoncime të tjera për vajzën e Metës

Dje, në Kuvend deputeti i ri Halit Valteri shigjetoi vajzën e presidentit Ilir Meta, e cila aktualisht është edhe Zonja e Parë e vendit, për faktin se Monika Kryemadhi (bashkëshortja e Metës) është kryetare e një partie në opozitë.

“Zonja e Parë e vendit është akoma me bebelina”, u shpreh ndër të tjera Valteri, por si duket deklarata e tij nuk u prit mirë, duke nisur që nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili i kërkoi pas fjalës që të tërhiqte ato që kishte thënë në foltore.

Në një reagim në rrjetet sociale, disa orë më vonë, Valteri bën një tjetër sqarim për këtë deklaratë, ku thekson se nuk donte të fyente askënd, por nga ana tjetër vijon me të tjera denoncime për të bijën e Metës.

Reagimi:

Per te gjithe te indinjuarit, qe me akuzuan se i lendova sedren apo preka sadopak nderin e Presidentit, duke filluar nga Kryetari i Kuvendit dhe ithtareve te tjere te tij, e ndjej detyrim personal te sqaroj gjithesecilin prej tyre, sikunder nuk eshte ne natyren time, nuk kerkova te fyej askend dhe madje as nuk fyeva askend ne salle.
Por, zotrinjte duhet te kuptojne se kur i referohem pozicionit te Zonjes se Pare, e kam per institucionin dhe jo per individin… siç pretendon z. Ruçi.
Pra, vajza e presidentit eshte zonja e pare e shqiptareve, sepse keshtu e vendosi presidenti… ne shkelje flagrante te Kushtetutes. Ndersa shqiptareve te ndershem, ata te cilet une me perulje pretendoj se i perfaqesoj, u del kurrizi çdo dite te paguajne dietat, udhetimet, shkollimet, qejfet dhe pagat per zonjen e pare me nenen gjalle.
Ndaj z. Ruçi dhe gjithe zotrinjte qe e mbajne veten per te tille, duhet tu shpjegojne shqiptareve, pse i kane detyruar ata ne shkelje te ligjit, qe te ardhurat qe i sigurojne me aq veshtiresi, t’ua heqin femijeve te tyre dhe t’ia “dhurojne” vajzes se presidentit, pra zonjes se pare te shqiptareve.
Zoti Ruçi duhet te shkeputet nga sentimentalizmat per mikun e tij te vjeter, edhe pse sikurse deklaroi vete presidenti, femijet e tij e kane ne terezi, sepse e ema ka trasheguar nje pallat.
Nese Ruçi eshte dakord, parate e tija le t’ia dhuroje te gjitha, une jam mandatuar te ruaj dhe te luftoj per interesat e shqiptareve, qe parate e tyre te siguruara me mundime, te shkojne si investim per femijet e tyre… dhe jo per pallatin nr. 2 te Kryemadhit.

Share With:



158 Views