Zonjës Meri i paska ndodhur diçka shumë interesante kur ka qenë e vogël, gjë për të cilën mendon ndryshe tani

Te gjithe e njohim astrologen Meri Shehu, e cila na njeh me parashikimet çdo ditë e çdo muaj për shenjën tonë të horoskopit. E ftuar në nje emision, gjatë intervistës, Meri foli për marrëdhënien e saj me paratë dhe u shpreh se nuk e mendonte kurrë që paratë për të do kishin rëndësi.

“Kur isha e vogël kam qenë më idealiste, mendoja që lekët s’kanë rëndësi, unë nuk do varesha kurrë nga lekët.

Kur kam qenë rreth moshës 10-15 vjeç, isha njeriu që mendoja si njerëzit mendojnë kaq shumë për lekët, pse bëjnë kaq shumë ekonomi, pse nuk shpenzojnë, madje i shaja me mendjen time.

Tani që jam rritur, e nxjerr lekun vetë, mbaj vajzën time, kam një familje dhe ka detyrime çdo gjë, e shikoj që pa lekë është çik e vështirë.

Kam filluar që paranë ta vlerësoj më shumë. Nëse kjo është materie…paraja nuk është materie në fakt.

Po ta kapim si koncept është një koncept që nuk ekziston fare, por si materie unë mendoj se tani jam bërë më materialiste.

Do Zoti duke u rritur të bëhem më idealiste, mbase janë fazat e jetës, jam në mes të zhvillimit tim”, është shprehur Meri.

Share With:
Translate »
425 Views