Zysh Drita, që ndali tërmetin

Nga Ilir Kadia

Zysh Drita, që ndali tërmetin

Befas bangat filluan të levizin si kumbulla në pjatë të rrafshët.Nuk po i lëvizte Tomi, për të treguar forcë.Po i leviste tërmeti! Edhe llampën në tavan si lavjerrës ai e lëviste. Ishte shumë e fri, këshme.Zysh Drita hapi krahët si klloçkë. “Mos lëvizni fëmijë!Mos lëvizni! Ja edhe pak, edhe pak mbaron!”

Por sekondat nuk deshën të shkonin.Unë kisha dëgjuar se po të lëvizësh a te vraposh kur bie tërmet rrezohesh dhe bëhesh bu, dalla për tërë jetën!Ndaj u ngjita me bangën me sytë ngulur zysh Dritës.Dhe mu duk se ajo e qetësoi dhe e ndali tërmetin.

“Tani fëmijët e mi pa rrëmujë një e nga një të dalim nga klasa e të shkojmë poshtë ullinjve! “

Ne shkuam atje për të qënë të sigurtë nga pasgoditjet dhe ndejtëm derisa erdhën prindërit e na morën.
Zysh Drita i kish flokët e bardha krejt,si të nënës time tani.Edhe atë vit dhe dilte në pension!

Ishte 1 dhjetor 1967!

Po të jetë gjallë tani zysh Drita duhet të jetë 110 vjec! Dhe unë jam i sigurtë që po të shkojmë për festë do na thërrasë të gjithë ne nxënësve emër për emër!Por po të ketë vd, ekur ajo, Zysh Drita Saraçi, prap do vijë! Se ajo vjen në kujtimet tona çdo ditë, bashkë me…Dritën!

7. Mars. 2018

Share With:
Translate »
632 Views