Baba i tre fëmijëve, Covidi i merr jetën drejtorit të Pallatit të Kulturës në Librazhd
Drejtori i Pallatit të Kulturës në Librazhd, Arianit Alliu ka humbur jetën nga Koronavirusi në moshën 46-vjeçare.
Burime për “Abc News” kanë bërë me dije se ai ndodhej që prej dy javësh i shtruar në spitalin Covid në Tiranë.
Alliu ishte baba i tre fëmijëve dhe një ndër figurat më të njohura dhe më të dashura për të gjithë Librazhdin dhe jo vetëm.
Burimi: “Abc News”