Deklarata e Almedës për njerëzit e babait, reagon Ajsela: Fëmijët nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet e prindërve

Deklarata e Almeda Abazit për fëmijërinë dhe sjelljen e familjarëve të të atit në kohën kur ata kishin më shumë nevojë u komentua gjerë e gjatë në rrjet. Për këtë është pyetur edhe Ajsel Grezda, e cila është kushërira e Almedës. Ajo thekson se fëmijët nuk kanë pse marrin përgjegjësi për veprimet e prindërve si dhe shton se me Almedën ka marrëdhënie shumë të mirë.

Marrëdhëniet i kemi pasur dhe i kemi gjithmone shume te mira. Ndoshta sepse jemi kushurira nga te dyja anet, si nga ana mamit ashtu edhe nga ana babit.

Femijet nuk mbajnë pergjegjësi për zgjedhjet e prinderve te tyre dhe sigurisht nuk duhet harruar që çdo zgjedhje dhe vendim që merr dikush ka nje arsye.

Une kam qenë shume e vogel per vete keshtu qe nuk mbaj mend shumë”- shkruan ajo.

Kujtojmë se Almeda rrëfeu pak kohë më parë se të afërmit e babait nuk u ofruan për t’i dhuruar babait të saj veshkën. Më pas tregoi se sot nuk ka komunikim me to. (LEXO KETU)

Share With:
Translate »
136 Views