Djali 2 vjeçar me muskuj dhe qime që habiti mjekët. Problemi nuk ishte shëndetësor dhe fshihej tek pakujdesia

Sa herë që Erica Brownsell e çonte 2-vjeçarin e saj, Barnaby, në parkun e lojëra, prindërit e tjerë pyesnin pse një fëmijë me madhësinë e tij binte ende nga biberoni.

Njëherë një burrë guxoi pak më shumë dhe i tha se djali i saj dukej si një burrë i vogël për shkak të masës muskulore.

Vetëm pasi Erica pa qime pubike rreth organit gjenital të djalit, që nuk kishte as përmasat normale për një fëmijë, ajo u shqetësua seriozisht.

“E dija që nuk ishte normale. Ai kishte ereksione shpeshherë dhe s`e dija ç`po ndodhte. Peshonte 26 kg kur ishte 1 vjeç dhe shtonte 2 kg çdo muaj, deri në 1 vjeç e gjysmë. Nuk ishte dhjam. Ishin muskuj”, tregon Erica.

Edhe vetë mjeku pediatër mbeti i hutuar në konsultën e parë.

Djali 2 vjeçar me muskuj dhe qime që habiti mjekët. Problemi

Analizat zbuluan se vogëlushi kishte nivel testosteronesh (hormone mashkullor), po aq sa një burrë i rritur. Vlerat normale duhet të ishin të papërfillshme për një djalë të moshës së tij. Ai kishte gjithashtu densitetin kockor të një fëmije 4.5 vjeç.

Testet e mëtejshme përjashtuan shkaqet më të zakonshme, të tilla si një tumor endokrin ose një çrregullim kongjenital që prek gjëndrat mbiveshkore. Po nga se vinte vallë kjo gjendje?

Pastaj një nga kolegët e Hulse bëri një sugjerim. Ajo pyeti veten nëse Barnaby ishte ekspozuar për periudha të gjata ndaj një trajtimi artificial të testosteronit të destinuar për të rriturit.

Djali 2 vjeçar me muskuj dhe qime që habiti mjekët. Problemi

Ishte e qartë. Djali kishte qenë i ekspozuar ndaj hormonit testosteron. Por si?

Pasi mjekët pyetën Erica-n ajo tha: “Burri im ka përdorur xhel testosteroni për disa vite, pasi ka lindur me një gjendje komplekse testikulare”.

Erica tha se ajo dhe bashkëshorti i saj artist kujdeseshin me radhë për Barnaby. Kur punonte njëri, e mbante tjetri. Tani mjekët e kishin edhe më të qartë. Babai i vogëlushit nuk kishte përdorur dorëza teka aplikonte xhelin e testosteronit. Ky ekspozim ka shkaktuar pubertetin tek vogëlushi.

Djali 2 vjeçar me muskuj dhe qime që habiti mjekët. Problemi

Çdo mjek këshillon me forcë burrat apo këdo që të përdorin doreza kur aplikojnë xhelin.

Tashmë, babai i vogëlushit po e merr hormonin përmes injeksionit. Njëherësh i është bashkuar fushatës së ndërgjegjësimit që gruaja e tij inicioi për të rritur ndërgjegjësimin për rrezikun e xhelit të testosteronit tek fëmijët.

Në SHBA prej medikamentit hormonal AndroGel ka pasur prej vitit 2009 më shumë se 20 raste si ai i këtij vogëlushi. Në disa raste u nevojit edhe ndërhyrja kirurgjikale tek fëmijët.

Share With:
Translate »
40 Views