Julka dhe dy djemtë kërcejnë live, momenti që s’duhet humbur
Julka Gramo dhe dy djemtë e saj, Ian dhe Greg ishin pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në një bisedë shumë të këndshme familjare.
Teksa ndanë detaje nga përditshmëria e tyre, treshja simpatike nuk ngurroi të pranonte sfidën për të realizuar një kërcim live.
Ian dhe Julka jo vetëm që pranuan, por tërhoqën plotësisht vëmendjen me lëvizjet karakteristike, ndërsa Greg e shijoi performancën i ulur në karrige.