Perrie Edwards shfaq për herë të parë barkun e rrumbullakosur pas lajmit të shtatzënisë!

Këngëtarja britanike Perrie Edwards u pa në një dalje publike në Londër të mërkurën, vetëm pak ditë pasi bëri të ditur se është në pritje të fëmijës së saj të dytë me futbollistin Alex Oxlade-Chamberlain.

32-vjeçarja, e cila tashmë është nënë e djalit Axel, katër vjeç, tërhoqi vëmendjen me një korse të bardhë elegante, të kombinuar me një fund sateni me dantellë dhe një pallto të shkurtër bezhë.

Ajo kompletoi pamjen me taka të larta dhe një çantë Dior të bardhë me vlerë 3,500 euro.

Ish-anëtarja e grupit “Little Mix” nuk i fshehu emocionet, duke buzëqeshur e duke përshëndetur fansat që e prisnin gjatë shëtitjes së saj në kryeqytetin britanik.

Share With:
Translate »
82 Views