Rudina Xhunga këshillon nënat: për vajzat, jo vetëm libra me princesha!

Moderatorja e njohur ka përdorur Instagramin për t`i përcjellë nënave nje mesazh të vyer: bota e të voglave tuaja zgjerohet më shumë kur kanë edhe histori të tjera përvec atyre me princër e princesha. Ato padyshim nuk mund të privohen nga rrëfenja të njohura  klasike si  “Borëbardha”, “Hirushja”, apo “Bukuroshja e fjetur”  ; ajo që Rudina po përpiqet të tregojë është se përpos këtyre historive që kapërcejnë brezat, mirë është t`i shtohen listës edhe ca të tjera.

“Mama vajzash, mos iu blini të voglave tuaja, vetëm libra me princesha, se do t`i bëni punëtore Instagrami! Lexojini libra, si këto, që të njohin ca vajza të vogla rebele, që u bënë, shkrimtare, gazetare, shkencëtare, bilionere, aktiviste, politikane, avokate e austronaute; vajzat mund të bëhen çdo gjë që duan”, -ka shkruar moderatorja duke e lehtësuar ca përzgjedhjen me një sugjerim: librin Goodnight stories for rebel girls”.

Share With:
Translate »
1765 Views