Tre dekada seks me fëmijë, burgosen 6 pjesëtarë të së njëjtës familje

Një burrë është burgosur për 20 vjet për përdhunimin e fëmijëve, duke u bërë personi i gjashtë në familjen e tij që akuzohet për abuzime të tmerrshme dhe sistematike të fëmijëve.

Nathan Potts u burgos sot pas një fushatë të tmerrshme abuzimi nga familja Potts që zgjati tre dekada.

Ata abuzuan me një numër fëmijësh gjatë një periudhe 30-vjeçare dhe Nathan Potts ishte i fundit i gjashtë anëtarëve të familjes që duhej të dënohej.

Dënimi i tij, e bën dënimin e familjes me më shumë se 70 vite në total.

26-vjeçari, nga Holbrooks, u shpall fajtor më parë këtë vit nga dy akuza për përdhunim të një fëmije, katër akuza për sulme seksuale, duke nxitur një fëmijë të përfshihej në veprimtari seksuale dhe marrëdhënie seksuale me një të rritur tjetër, pas një periudhë 8 javore gjyqi.

Pesë nga të afërmit e Nathan Potts tashmë janë dënuar, duke përfshirë edhe vëllain e tij Joshua i cili u burgos për 16 vjet pasi u deklarua fajtor për akuza të shumta të përdhunimit dhe sulmit seksual kundër fëmijëve.

Gjysma vëllai i tyre, Antony Potts, iu dha një dënim i përjetshëm, me një minimum prej 16 vjetësh pas hekurave, pasi u dënua për 13 akuza për përdhunim, tre akuza për sulme seksuale dhe nëntë akuza për nxitje të një fëmije për të kryer një akt seksual- të gjitha kundër fëmijëve.

Gjithashtu janë burgosur prindërit e Nathanit – Keith Potts, 67 vjeç dhe gruaja e tij Julie Potts, 60 vjeç, nga Burnaby Road, të cilët u dënuan me tetë dhe shtatë vjet burgim respektivisht pasi u dënuan për dy akuza për mizori të fëmijëve.

Elaine Potts, 50 vjeç dhe bashkëshortja e tij 42-vjeçare Joanne Hoye, të dy u deklaruan fajtorë dhe u dënuan me nga katër vjet burg.

Share With:
Translate »
1185 Views